Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbajti një mbledhje për të diskutuar aftësitë nukleare të këtij shteti, raportuan mediat shtetërore të dielën. Kjo ishte shfaqja e tij të parë në publik pas tre javëve, gjersa mungesa e liderit verikorean pat ndezur spekulime rreth shëndetit të tij nëpër tërë botën.
Zyrtarët e Partisë së Punëtorëve mbanin maska për të përshëndetur Kim-in gjersa hyri në takimin e Komisionit Qendror Ushtarak, tregoi televizioni shtetëror, por askush përfshire presidentin nuk mbajtën maska gjatë takimit.
Gjersa negociatat me SHBA-të rreth denuklearizimit kanë stagnuar, në takim u bisedua për masat që duhen ndërmarrë për rritjen e forcave te armatosura të Koresë së Veriut si dhe “përmbajtjes së kërcënimeve të vogla dhe të mëdha ushtarake nga forcat armiqësore”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Në takim u diskutua edhe për “rritjen e mbrojtjes nga lufta nukleare dhe vendosjen e forcave strategjike të armatosura në operacionin e emergjencës së lartë, “duke përshtatur” masa të rëndësishme për të rritur aftësitë e sulmeve të pajisjeve artilerike”.
Koreja e Veriut thotë se nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit, por agjencia e inteligjencës së Koresë Jugore thotë se nuk mund të përjashtohet shpërthimi i virusit në shtetin e izoluar fqinj.
Bisedat e udhëhequra nga SHBA-të për çarmatosjen e programit nuklear të Koresë së Veriut kanë pare pak përparim që nga viti i kaluar, posaçërisht tani gjatë pandemisë së koronavirusit.
Zotimi i Koresë së Veriut për të rritur kapacitetin nuklear vjen në kohën e njëjtë kur u raportua se SHBA mund te kryen testin e parë nuklear që nga viti 1992.