Kim Kardashian është akuzuar sërish se ka kopjuar stilin e gruas së re të Kanye West, Bianca Censori.
Themeluesja e “SKIMS”, 43 vjeçe, bëri krahasime me arkitekten Yeezy, 29 vjeçe, pas fotografive të reja që publikoi në Instagram.
Në foto, një bionde Kim – e cila aktualisht është në New York me vajzën North – shihet duke dalë nga një treg ushqimor në Los Angeles me një triko të bardhë dhe gete të ngjashme.
Veshja e ngushtë ia nxirrte në pah linjat e bujshme trupore teksa shëtiste nëpër parkingun e dyqanit.
Veshja dukej jashtëzakonisht e ngjashme me kombinimet e guximshme të trikove dhe getave të bëra të famshme nga Bianca.
Edhe pse fotot u publikuan të martën, ato me shumë gjasa janë realizuar disa muaj më parë, ndërsa Kim ishte ende bionde.
Shumë nga 361 milionë ndjekësit e Kim-it u mblodhën në komente për të vënë në dukje pamjen e saj të frymëzuar nga Bianca – madje duke iu referuar Kim si ‘Kimberly Censori’.
Disa vunë në dukje gjithashtu se veshja e Kim-it dukej e ngjashme me siluetat e veshjeve të markës ‘Yeezy’ të Kanye.
Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet se ka kopjuar gruan e re të ish-burrit të saj.