Kim Kardashian do të takohet me Donald Trump

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 12:36 | Nga

Kim Kardashian West do të takohet me presidentin Donald Trump, me qëllim që të vazhdojë lobimin e saj për të liruar nga burgu Alice Marie Johnson.

Sipas burimeve të TMZ, Kim dhe avokati i saj kanë lënë një takim me Trump për ditën e mërkurë, që të kërkojnë faljen për Alice e cila është duke kryer dënimin e përjetshëm në burgun në Alabama.

Rasti i Alice, 62 vjeçare, u bë i njohur gjatë vitit që shkoi kur Kim postoi një shkrim për të.

Ajo ishte dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë për liri me kusht në vitin 1997, për shpëlarje parash dhe posedim të drogave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme