Shifrat marramendëse që fitojnë familja Kardashian-Jenner për çdo postim në rrjete sociale

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e familjes së famshmë Kardashian-Jenner, jo vetëm nga markat dhe reality show-it të tyre, por ato fitojnë shifra jashtëzakonisht të mëdha edhe nga postimet e tyre në rrjetet sociale.

Kylie Jenner si anëtarja më e re e familjes, por me më së shumti ndjekës në Instagram, fiton 2,386,000 dollarë për çdo postim.

Kim Kardashian fiton shumën prej 2,176,000 dollarësh, Khloe Kardashian poashtu prej 1,866,000 dollarë, Kendall Jenner prej 1,758,000 dollarë, dhe Kourtney Kardashian deri në 1,343,000 dollarë.

Edhe nëna e vajzave, Kris Jenner e cila është ende e fokusuar në reality show, fiton shumën e madhe nga 8.3 deri në 12.5 milionë dollarë në sezon si dhe 10 përqindjen e fitimit të vajzave të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme