Fotot e Kim Kardashian me bikini “transparente”, marrin 3 milionë pëlqime në Instagram

Prishtinë | 14 Dhj 2022 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian publikoi një set fotosh seksi nga plazhi në Instagram, ndërsa kishte veshur një palë bikini të bardha tërësisht të tejdukshme.

42-vjecarja, themeluesja e “Skims”, ka mahnitur fansat me paraqitjen e saj duke vënë në pah format e bëshme trupore.

Në më pak se 24 orë, ajo ka marrë 2,9 milionë pëlqime në Instagramin e saj, dhe dhjetëra mijlra komente nga ndjekësit e saj.

Kjo e fundit, natyrisht, është një referencë për episodin ikonik “Keeping Up With the Kardashians” në të cilin Kim humbi një nga vathët e saj me diamant prej 75 mijë dollarësh në oqean gjatë një pushimi në Bora Bora.

Fotot duket se janë shkrepur muajin e kaluar ose më herët, pasi Kardashian shihet me flokë platini, me të cilët debutoi në Met Gala 2022.

Imazhet me bikini vijnë vetëm disa javë pasi Kardashian finalizoi divorcin e saj nga Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë. Pas kërkesës për divorc nga themeluesi i Yeezy në fillim të vitit 2021, ylli televiziv ishte në lidhje me Pete Davidson për nëntë muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme