Kina detyron të gjithë myslimanët të bëjnë testet e ADN-së

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 12:49 | Nga

Kina duket se po u kërkon mostrat e ADN-së të gjithë banorëve të një rajoni mysliman që po mbahet nën vëzhgimin e fortë të sigurisë, bënë të ditur vëzhguesit e të drejtave të njeriut.
Policia në rajonin e Xinjiang konfirmoi për “The Associated Press” se qeveria është duke blerë të paktën 8.7 milionë dollarë pajisje për të analizuar mostrat e ADN-së.

Vëzhguesit e “Human Rights Watch” paralajmëruan se një program i tillë analizash mund të përdoret si një mënyrë që autoritetet të forcojnë kontrollin e tyre politik.

Njoftimi vjen pasi autoritetet kineze u kërkuan banorëve të Xinjiang vitin e kaluar të paraqesin mostrat e ADN-së, shenjat e gishtërinjve dhe regjistrimet e zërit për të marrë pasaportat për udhëtime jashtë vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme