“Kina duhet ta shtyjë Rusinë t’i japë fund luftës në Ukrainë”, thotë ambasadori amerikan

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të shohin Kinën duke shtyrë Rusinë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë, tha të martën ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns.

“Ajo që ne duhet të shohim nga Kina është të shtyjmë Rusinë të tërheqë trupat e saj në mënyrë që Ukraina të mund të rikthejë të gjithë territorin e saj dhe të mund të jetë përsëri plotësisht sovrane në të gjitha aspektet e kësaj fjale,” tha Burns në një think tank Stimson Center, ku ai mori pjesë virtualisht.

“Do të ishte e dobishme nëse Kina do ta shtynte Rusinë të ndalonte bombardimet e shkollave të Ukrainës, spitaleve dhe ndërtesave të banimit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Ne kemi parë një humbje të jashtëzakonshme jetësh vetëm në dy muajt e fundit nën këtë sulm të egër ajror rus dhe sulme me dronë ndaj civilëve ukrainas,” vazhdoi ai.

“Kështu që unë mendoj se kjo është ajo që ne do të donim dhe jam i sigurt se kjo është ajo që vendet evropiane do të donin, kjo është ajo që Ukraina kërkon nga Kina”.

Burns tha se biseda midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ishte “një hap i parë i mirë”, por është e paqartë nëse do të pasojë ndonjë veprim.

Të ngjashme