Kina e miraton testimin në njerëz të një vaksine kundër Coronavirusit

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet kineze e kanë miratuar për testim në njerëz një vaksinë të prodhuar nga kompania “Chongqing Zhifei”. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania.

Vaksina që është zhvilluar në bashkëpunim me Institutin e Mikrobiologjisë të Akademisë së Shkencave në Kinë është certifikuar nga Administrata Kombëtare për Produkte mjekësore për t’u bërë pjesë e testimeve klinike, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit dhe kompanitë kineze janë duke i testuar në njerëz gjashtë vaksina eksperimentale dhe më shumë se 12 vaksina janë në faza të ndryshme të testimeve klinike në nivel botëror.

Megjithatë, asnjëra prej këtyre vaksinave ende nuk ka arritur në shkallë të gjerë të testimit apo në fazën e tretë të hulumtimit klinik, që është hap i nevojshëm para se vaksina të futet në përdorim.

Të ngjashme