Pekini e ka quajtur praninë e një luftanije amerikane pranë një ishulli të diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore “një provokim serioz politik dhe ushtarak”.
Luftanija USS Stethem lundroi në afërsi të ishullit Triton që është pjesë e arkipelagut të Ishujve Paracel, të pretenduar për pronësi nga Kina dhe të tjerët.
Kina u përgjigj menjëherë duke dërguar anije ushtarake dhe avionë luftarakë në ishull.
Krejt kjo ndodhi disa orë para se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping të flisnin në telefon.
Sipas një leximi të thirrjes nga televizioni shtetëror kinez thuhet se Xi i tha Trump se “faktorët negativë” po ndikojnë në marrëdhëniet SHBA-Kinë, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me ketë thirrje nuk thuhet nëse ata kishin diskutuar incidentin.
Në deklaratë se udhëheqësit kishin “rikonfirmuar angazhimin e tyre ndaj një gadishulli Korean të denuklerizuar”.
SHBA ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Kinën kundër okupimit dhe reklamimit agresiv të ishujve në ujërat e diskutueshme, por Pekini thotë se është brenda të drejtave sovrane për ta bërë këtë.
Ky ishull i vogël është pohuar se është në pronësi të tyre gjithashtu nga Vietnami dhe Tajvani.
Kina ka qenë e përfshirë në mosmarrëveshjet detare me disa nga fqinjët e saj rajonal në vitet e fundit.