Kina i jep fund bllokadës 76 ditëshe mbi Wuhanin

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Wuhani, qytet kinez prej nga buroi koronavirusi i ri, i ka dhënë fund bllokadës mbi dymuajshe të mërkuren.

Kina e kishte bllokuar Wuhanin, qytetin qendror me 11 milion banorë, më 23 janar, hap ky dramatik që do ta simbolizonte menaxhimin strikt në virusit.

Më shumë se 50.000 persona në Wuhan u infektuan dhe mbi 2.500 vdiqën apo rreth 80 për qind të të gjitha vdekjeve në Kinë, sipas shifrave zyrtare.

Virusi që nga ajo kohë është shpërndarë nëpër botë, duke infektuar më shumë se 1.4 milion banorë dhe duke lënë mbi 82.000 të vdekur. Ekonomia globale është në rrëmujë dhe qeveritë nëpër botë kanë vënë kufizime të ashpra, për ta kontrolluar përhapjen.

Ndonëse Kina ia ka arritur ta frenojë epideminë e koronavirusit, masat e ndërmarra kanë shkaktuar pasoja ekonomike dhe sociale. Shumë banorë të mërkuren kanë shprehur lehtësim, por edhe shqetësim se mund të infektohen, raporton Reuters, transmeton KOHA.

“Do t’i shoh prindërit e mi”, i ka thënë Reutersit Wang Wenshu, teksa priste për kontroll në aeroportin e këtij shteti, që u rihap të mërkuren.

Wuhani ka nisur gradualisht që të kthehet drejt normalitetit, teksa njerëzit janë lejuar zyrtarisht të hyjnë në qytet që prej 27 marsit, ndonëse kufizimet mbesin. Banorët janë nxitur të mos largohen nga Wuhani apo provinca Hubei, nëse nuk e kanë të domodoshme.

Wuhani ka raportuar vetëm tri raste të reja me koronavirus gjatë 21 ditëve të kaluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme