Kina i ka ofruar ndihmë Venezuelës për të rikthyer energjinë elektike, pasi presidenti i kontestuar Nicolas Maduro ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për “ndërhyrje” kibernetike” që ka përfshirë shtetin e Amerikës Latine, duke e përballur me situatë tejet të rëndë.
Maduro, që ka përkrahjen e ushtrisë dhe institucioneve tjera shtetërore, bashkë me Rusinë dhe Kinën, ka fajësuar Uashingtonin për trazirat ekonomike në shtetin e tij dhe e ka quajtur liderin opozitar, Juan Guaido, kukullë të Shteteve të Bashkuara.
Teksa ndërprerja e energjisë ka hyrë në ditën e gjashtë, spitalet janë përballur me probleme, ushqimet janë prishur dhe eksportet e naftës janë ndalur.
Duke folur në Pekin, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang ka thënë se Kina beson se energjia elektrike është ndalur për shkak të një sulmi kiberbetik.
“Kina është thellësisht e shqetësuar për këtë”, ka thënë Lu.
“Kina shpreson se pala e Venezuelës mund të zbulojë arsyen e kësaj çështjeje sa më shpejt që është e mundur dhe të rikthejë furnizimin e rregullt me energji elektrike. Kina është e gatshme të ndihmojë në anën teknike, në mënyrë që të kthehet normaliteti”.
Disa persona në rrjetet sociale kanë postuar fotografi duke treguar se energjia elektrike është kthyer në disa zona të shtetit të martën, ndonëse ata janë përballur me errësirën nga dita e enjte.
Kjo situatë është thënë se është rezultat i problemeve teknike me linjat e transmisionit në një hidrocentral në juglindje të Venezuelës.