Kina kundër Trumpit, ankesë të re për tarifat

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 09:09 | Nga

Kina ka deklaruar se po planifikon të nisë një ankesë të re në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky kërcënim vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë aplikuar valën e dytë të tarifave në vlerë të 16 miliardë dollarëve në mallrat kineze, duke përshkallëzuar luftën tregtare në mes të dy shteteve.

Taksa prej 25 % ka nisur së zbatuari në mesnatë, duke prekur sektorin e motoçikletave dhe antenave. Si pasojë e këtyre tarifave janë rritur shqetësimet se të njëjtat mund të dëmtojnë kompanitë dhe konsumatorët. Ministria kineze e Tregtisë ka paralajmëruar për “kundërsulm”, pasi Uashingtoni ka aplikuar tarifat e reja, duke thënë se “dyshon qartas” që ShBA-ja është duke shkelur rregullat e Organizatës Botërore.

Ky shtet ka nisur ankesën e parë drejt këtij trupi në muajin korrik. Të enjten, Kina ka vendosur taksa hakmarrëse në vlerë të 16 miliardë dollarëve në mallrat amerikane, në kohën e njëjtë kur kanë nisur së zbatuari masat e ShBA-së. Tarifat kineze prekin thëngjillin, instrumentet mjekësore, veturat dhe autobusët që vijnë nga ShBA-ja.

Masat reciproke kanë ndodhur në kohën kur zyrtarët e dy shteteve janë duke mbajtur nivele të takimit të ulët në Uashington. Mirëpo të dyja anët shpresojnë në arritjen e një pike të kthesës në konfliktin tregtar që ka nisur në muajin korrik.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme