Një qytet në Kinën qendrore ka hyrë në izolim për të frenuar përhapjen e COVID-19, sipas autoriteteve lokale.
Qeveria komunale e Yuzhou, provinca Henan tha se të gjithë 1.2 milion banorët do të kufizohen në shtëpitë e tyre pasi vetëm dy raste asimptomatike u raportuan të dielën. Një infeksion i tretë lokal asimptomatik u identifikua të hënën, shtoi qeveria.
Me përjashtim të shërbimeve thelbësore si supermarketet, të gjitha objektet publike duke përfshirë shkollat, transportin publik dhe qendrat tregtare kanë pezulluar funksionimin.
Ata që punojnë në industritë thelbësore, duke përfshirë supermarketet, prodhimin e ilaçeve dhe impiantet e energjisë, lejohen të shkojnë në punë vetë, pasi kanë paraqitur një test negativ Covid-19, tha qeveria, shkruan CNN.
Kina raportoi 108 raste të reja lokale në tre provinca të hënën, duke përfshirë 95 në provincën veriperëndimore Shaanxi, tetë në Zhejiang juglindore dhe pesë në Henan, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC).
Vendi gjithashtu raportoi 21 raste të reja lokale asimptomatike, duke përfshirë 19 në Henan dhe dy në Shangai, tha NHC.
Kina numëron veçmas rastet simptomatike dhe asimptomatike.