Kina mund të sanksionojë zyrtarët amerikanë për hetimin e Coronavirusit

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Kina mund të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të shtetit amerikan në shenjë hakmarrjeje ndaj padive të ngritura kundër Pekinit mbi pandeminë e Coronavirusit, njoftuan media të enjten.

Sipas të përditshmes lokale Global Times, zyrtarët identifikuan të paktën katër ligjvënës amerikanë dhe dy subjekte amerikane që duhet të futen në listën e sanksioneve të Kinës, transmeton Telegrafi.

“Kina është jashtëzakonisht e pakënaqur nga abuzimi i çështjeve gjyqësore nga SHBA-të kundër Kinës për epideminë COVID-19 dhe po përgatit masa ndëshkuese kundër individëve, subjekteve dhe zyrtarëve shtetërorë të SHBA-së… të cilët ngritën padi kundër Kinës për të kërkuar dëmshpërblim mbi pandeminë e coronavirusit”, thuhet në raport nga e përditshmja me qendër në Pekin.

Deri më tani janë ngritur gjashtë padi kundër Pekinit në gjykatat federale amerikane, me shtetin e Misurit si i pari që paditi qeverinë kineze.

Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt, mund të jetë një nga zyrtarët amerikanë që përballen me sanksione, sipas raportit.

SHBA drejtoi thirrjet për një hetim mbi origjinën e virusit dhe gjetën mbështetje nga Australia, dhe kjo zemëroi Pekinin.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, gjithashtu pretendoi së fundmi se coronavirusi “shpëtoi nga një laborator në Wuhan”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme