Kina do të mirëpriste një rezultat të suksesshëm në bisedimet e ardhshme për tregti me Shtetet e Bashkuara, mirëpo është e përgatitur për gjithçka dhe nuk do të negociojë për interesat thelbësore, ka njoftuar një zyrtar i Qeverisë kineze.
Bisedimet duhet të jenë të barabarta në mënyrë që të përfitojnë të dy palët ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti, duke shtuar se Pekini nuk do të kthehet mbrapa nga asnjë kërcënim i Uashingtonit apo të pranojë ndonjë parakusht për bisedime.
Një delegacion amerikan për çështje ekonomike, është duke udhëtuar drejt Pekinit për të zhvilluar bisedime në kohën kur dy ekonomitë më të mëdha në botë janë tensionuar me njëra-tjetrën.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me vënien e tarifave prej 150 miliardë dollarësh në mallrat kineze.
Kina në anën tjetër ka premtuar se do të hakmerret ndaj secilit veprim të SHBA-së.
“Në rast të nisjes së Luftës Tregtare, ne kemi më shumë kapacitet për t’u përballur me pasojat se SHBA-ja”, ka thënë po ky zyrtar kinez.