Kina raporton numrin më të lartë të të infektuarve në katër muaj

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët në Kinë po përpiqen të frenojnë shpërthimet në disa rajone, duke përfshirë qytetin veriperëndimor të Xi’an, ku 13 milionë banorë janë futur në izolim që nga e enjtja. Kina ka raportuar raste, 87 prej të cilëve janë raste lokale, duke shënuar numrin më të lartë të të infektuarve në 4 muaj.

Rastet nga Xi’an deri më tani janë përhapur në pesë qytete të tjera duke përfshirë Pekinin, sipas mediave shtetërore. Kina është në gatishmëri të lartë për të mbajtur në kontroll virusin ndërsa po përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në shkurt.

Kina ka raportuar 100,871 raste dhe rreth 5,000 viktima që kur virusi u shfaq për herë të parë në qytetin e Wuhan në fund të vitit 2019. /abcnews.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme