Kina refuzon t’i jap ekipit të OBSH-së të dhënat që kërkon në lidhje me rastet e para me COVID-19

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka kërkuar të dhëna të papërpunuara për pacientë në 174 raste të COVID-19 të cilat Kina i kishte identifikuar në fillim të pandemisë në qytetin e Wuhanit në dhjetor të vitit 2019.

Mirëpo, Kina nuk i ka ofruar këto të dhëna duke u siguruar ekspertëve të OBSH-së vetëm përmbledhje të tyre, ka thënë njëri prej anëtarëve të ekipit, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas OBSH-së këto të dhëna janë të rëndësishme pasi paraqesin detaje për të zbuluar origjinën e pandemisë.

Ekipi i OBSH-së ka arritur gjatë muajit janar në Kinë për të hulumtuar rastet e para të virusit COVID-19 të paraqitura në botë dhe deri më tani ka kryer hulumtime në disa caqe të rëndësishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme