Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina raportoi tetë raste të reja me COVID-19, tha të mërkurën autoriteti kombëtar shëndetësor i Kinës, raporton Reuters.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë të gjitha rastet e reja COVID-19 ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë, duke shënuar ditën e 17-të radhazi pa infeksione lokale.
Numri i rasteve të reja asimptomatike ra në 19 nga 34 një ditë më parë. Kina nuk i llogarit infeksionet pa simptoma si raste të konfirmuara.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 85,066, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.