Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) konfirmoi vetëm 1 rast me Covid-19 në Shangai, dhe 15 raste të reja asimptomatike, sipas një deklarate lëshuar ditën e sotme.
Asnjë viktimë dhe asnjë rast i ri i dyshuar nuk u regjistrua të hënën, sipas NHC.
Rasti Shanghai u klasifikua si i importuar, ndërsa 15 infeksionet e reja asimptomatike ishin raste lokale.
Në total, Kina zyrtarisht ka raportuar 82 881 raste të konfirmuara dhe janë shëruar 77 853 pacientë.
Numri i viktimave nga Covid-19 është 4 633.