Kina do t’i rrisë shpenzimet në forcat e saj të armatosura për 7.5% në vitin 2019.
Raporti për buxhetin u publikua të martën, para një takimi ceremonial të Kongresit Popullor të Kinës.
Rritja këtë vit është më e vogël se vitin e kaluar, kur ka qenë 8.1%.
Ekspertët dhe diplomatët, megjithatë, thonë se Kina i fsheh shpenzimet e vërteta për ushtrinë e saj, e cila i është nënshtruar një modernizimi masiv nën presidentin Xi Jinping.
Mungesa e transaprencës ka bërë që rivalët të ankohen se Kina po ushqen tensione në rajon.
Takimi i sotëm i 3,000 delegatëve të Kongresit Popullor është ngjarja më e rëndësishme e vitit në Kinë, e cila kryesisht shërben për të shpalosur planet e qeverisë.