Kinë, 11 të vdekur nga shembja e çatisë së një gjimnazi

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

11 persona kanë vdekur pasi çatia e një gjimnazi në veri-lindje të Kinës u shemb derisa po përdorej nga një ekip volejbolli për vajza, raportojnë mediat shtetërore.

Shumë prej viktimave janë fëmijë, thonë dëshmitarët okularë për mediat lokale, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Prindërit e shqetësuar janë grumbulluar para një spitali duke kërkuar informacione për fëmijët e tyre.

Vetëm tetë nga 19 personat që ishin brenda palestrës në provincën industriale të Heilongjiang mbijetuan.

Një hetim paraprak zbuloi se perliti, një formë e qelqit, ishte vendosur në formë ilegale në çati duke thithur ujin e shiut, i cili shkaktoi shembjen në orën 15:00 me kohën lokale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme