“Taydon Academy” me pronar Vanna Li do të investojë për tri vjet në klubin mitrovicas “Trepçën ’89”, pastaj do bëhet aksionar i 50% të aksioneve.
Pas vizitës dyditore të gjigantit aziatik “Taydon Academy”, me pronar Vanna Li, mësohen detaje të reja nga marrëveshja e arritur ndërmjet kësaj akademie dhe Klubit Trepça ’89
Burime brenda klubit kanë saktësuar për mitrovicatoppress se kjo marrëveshje është një “infusion” i madh në planet që kanë drejtuesit që skuadra “minatore” – Trepça ’89 të bëhet me të vërtetë një klub evropian si për nga organizimi, kushtet por edhe rezultatet.
Nga sot, kampioni i Vala Superligës së Kosovës në futboll Trepça ’89 ka arritur marrëveshje me pronarin e akademisë aziatike “Taydon Academy”, Vanna Li, i cili pas marrëveshjes është i obliguar që të investojë në klubin mitrovicas pothuajse në të gjitha elementet sportive sidomos në akademi të klubit, me qëllim krijimin e kushteve optimal por edhe arritjeve të reja sin ë shkollë, edhe në rezultate”.
Sipas drejtuesve të skuadrës kampione investitori I njohur aziatike Vanna Li, do të investojë te skuadra “minatore” -Trepça ’89 për tre vite më radhë në të gjitha sferat e skuadrës me qëllim të arritjes së nivelit të skuadrave të njohura evropiane dhe vetëm më pastaj do të ketë të drejtën të bëhet aksionar i klubit së bashku me Abedin Zekën me 50% të aksioneve, por në asnjë mënyrë klubi i Trepçës ’89 nuk do të shkojë tërësisht në duart e kinezëve.
Drejtuesit e skuadrës kanë njoftuar mysafirët me infrastrukturën aktuale, procesin e licencimit, aktivitetet në shkollën e futbollit, rezultatet e sivjetshme dhe synimet që kanë në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Të mirat dhe investimet në secilën sferë të organizimit të klubit pritet të shihen edhe ndihen shpejtë në skuadrën buzë Ibrit, fillimisht që në shtator, investitori aziatik Vanna Li, ka premtuar se do të sjellë te Trepça ’89 emra të njohur dhe akademi të famshme të futbollit, port ë gjitha këto do të bëhen publike me kohë.
Ajo që është e qartë, pas këtyre bisedimeve është fakti se drejtuesit e skuadrës Trepça ’89 janë të kënaqur me marrëveshjen dhe premtimet, ndërkohë që besojnë se kjo do të jetë nxitje për të gjithë stafin e klubit për punë, përkushtim edhe rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen.