Trepça ’89 fiton derbin e skuadrave në krizë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 17:50 | Nga

Trepça ’89 ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal në derbin e cilësuar si të skuadrave që janë në krizë të rezultateve.Deri sot dy skuadrat kishin nga një fitore.

Mitrovicasit fituan me golin e realizuar nga Renato Hyshmeri ndërsa ferizajasit nga minuta e 34-të kanë luajtur me një lojtar më pak shkaku i një kartoni të kuq.

Në ndeshjen tjetër, Drenica ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2 me 1.

Golat për kuqezinjtë e Skenderajt i realizuan Uran Shala (autogol) dhe Uka, derisa golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Jetmir Topalli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme