Kinezja i shpëton përdhunimit duke u shtirë sikur ishte e infektuar

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Kinë e ka frikësuar një person që ishte përpjekur ta dhunonte seksualisht duke u shtirur se po e ngacmon kolla dhe duke i thënë se është nga qyteti Wuhan, epiqendra e koronavirusit.

Personi i dyshuar, i identifikuar nga policia si Xiao, kishte hyrë me dhunë në dhomën e fjetjes së kësaj gruaje në qytetin Jingshan, njoftoi policia kineze, shkruan “Daily Mail”.

Kur sulmuesi tentoi ta dhunonte gruan që banonte vetëm, ajo bërtiti: “Sapo jam kthyer nga Wuhan-i dhe jam infektuar, prandaj po jetoj e vetme në karantinë.”

Ajo gjithashtu u bë sikur po e ngacmonte kolla përderisa po mundohej të shpëtonte nga dhunuesi, i cili e kishte kapur për fyti dhe po mundohej t’ia mbyllte gojën.

Megjithatë, kur ai i dëgjoi fjalët e gruas, u frikësua dhe iku nga dhoma, por para kësaj ia vodhi gruas mbi 3000 juanë, që e kanë vlerën e rreth 400 eurove.

Sipas policisë, sulmuesi ishte larguar nga familja dhe nuk kishte të holla, prandaj qëllimi kryesor i tij ishte vjedhja.

Sidoqoftë, pasi kishte hyrë në dhomën e gruas dhe e kishte parë atë të vetme, ishte përpjekur edhe ta dhunonte.

Gruaja e lajmëroi policinë menjëherë pas sulmit dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë i nisën kërkimet. Gjetja e personit të dyshuar nuk ishte e lehtë, sepse të gjithë banorët kishin maska në fytyrë, duke e vështirësuar identifikimin.

Të ngjashme