Kirurgjia Maksillofaciale pajiset me Ortopan, Ismaili thotë se po ruhet i xhepi i qytetarëve

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale është bërë me Ortopan, një aparaturë e cila i kishte munguar që nga viti 1983. Vlera e kësaj aparature kap shifrën e 64 mijë eurove, raporton Ekonomia Online.

Shërbimet që janë kryer deri sot nga qytetarët në institucione private, si rentgeni i kockave të fytyrës, kokës dhe dhëmbëve, nga tani mund të realizohen në QKUK, me imazhe shumë më të avancuara.

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, tha se me këtë pajisje tani do të ruhet xhepi i qytetarëve, gjë që sipas tij, kjo është prioritet i kësaj legjislature.

Ismaili tha se këto investime po bëhen në vazhdën e shtimit të shërbimeve mjekësore në institucionet publike shëndetësore.

“Qëllimi ynë që t’i japim shërbime pacientëve me pajisje moderne por në anën tjetër kjo pajisje shërben që pacientët mos të dalin dhe të paguajnë jashtë klinikës ose të kalojnë në institucione private. I ka dy dimensione të rëndësishme, e para që e lehtëson punën e mjekëve dhe e dyta që e ruan xhepin e qytetarëve”.

“…prioritet për neve është ta ruajmë xhepin e qytetarëve dhe t’i mundësojmë punëtorëve shëndetësorë që të kenë kushte me i plotësuar të gjitha shërbimet që mendojnë që mund t’i japin, siç e thanë nga viti 1983 nuk ka pas asnjë aparaturë të tillë dhe është krenari për neve me investuar në një sektor kaq të rëndësishëm siç është shëndetësia”.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se 6 milionë euro janë në procedurë për aparatura të reja për modernizimin e klinikave të QKUK-së.

“Ne nuk do ndalemi vetëm me Kirurgjinë Maksillofaciale vetëm këtë vit janë në procedurë 6 milion euro për blerjen e pajisjeve për modernizim të të gjitha klinikave”.

Ndërsa shefi i Klinikës Maksilofaciale, Shkëlzen Komoni, tha se që nga viti 1983 Klinike i ka munguar kjo aparaturë shumë e nevojshme.

“Sot përuruam Ortopanin e ri 3D që na jep mundësi të mëdha për diagnoatifikimin e lëndimeve të pacientëve, prej vitit 1983 nuk kemi pas një shërbim tillë, tash kemi mundësinë me bë dhe na ka lehtësuar punën shumë kjo aparaturë dhe veç kemi filluar me përdorur kjo nuk gjendjet as në shtetet fqinje”.

Kjo aparaturë e re pritet ti përfshijë këto shërbimeve: Ortopantomografi 2D; Ortopantomografi 3D; Rentgeni cefalometrik për analizë cefalometrike; CT-ja për regjionin e fytyrës; komplet në 3D; Rezonanca për regjionin e fytyrës.

Gjatë vitit 2019, MSh së bashku me ShSKUK-në kanë ndarë një buxhet prej 4.2 milionë euro për blerjen e pajisjeve mjekësore për të modernizuar dhe avancuar shërbimet mjekësore.

Të ngjashme