Kirurgjia në Strugë vazhdon të mbetet e mbyllur, fruthi preku 50% të personelit mjekësorë

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Gjatë javës së ardhshme do të dihet nëse do të ketë sanksione për drejtorin e Spitalit të Strugës si dhe mbi shkaqet e mos vaksinimit kundër fruthit të një pjesë të personelit mjekësor si në Spitalin e Strugës po ashtu dhe nëpër Spitalet e tjera të vendit.

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor poashtu do të njoftojë nëse ndonjëri nga pjesëtarët e ekipit mjekësor refuzon të vaksinohet, gjë e cila është në kundërshtim me urdhërat e ministrisë së Shëndetësisë.

Nga Inspektorati thonë se për momentin nuk kanë informata apo indikacione nëse është e nevojshme mbyllja eventuale e reparteve tjera.

“Për momentin tek numër i madh i shtëpive të shëndetit rrjedh periudha e dhënies së dozës së dytë të rivaksinimit me qëllim që statusi vaksinal të jetë i kompletuar. 2: 25 Me të dhëna konkrete se sa janë të vaksinuar, sa po vaksinohen, në cilin institucion, dhe derisa ka personel mjekësor i cili do të nënshkruaj se nuk dëshiron të vaksinohet në atë moment do të mund të flasim për masat e ndërmarra më tutje, ndërsa sa i takon pyetjes se a rrezikohet mbyllja e ndonjë reparti tjetër, si rasti i Strugës, për momentin nuk kemi të dhëna të tilla” theksoi Irina Sotirova Buhova, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor

Ndërkohë reparti kirurgjik në Spitalin e Strugës vazhdon të jetë i mbyllur. Shefi i këtij reparti tha se për momentin hapësirat e tij po dezinfektohet dhe sterilizohet dhe se mbyllur do jetë deri më datë 28.

“Pacientët të cilët ishin të operuar i kemi lëshuar për në shtëpi. Ambulanca punon, sepse duhet të funksionojë për raste urgjente, megjithatë kemi rekomandim që nëse vijnë raste të tilla ta ridërgojmë në Spitali tjetër qoftë ai i Ohrit apo tjetër” u shpreh Vladimir Koceski, Shef i Repartit të Kirurgjisë – Spitali i Strugës

Gjatë ditës së djeshme u mbyll reparti kirurgjik i Spitalit të Strugës pasi 7 nga të punësuarit e këtij reparti si dhe 7 nga reparti i Anesteziologjisë rezultojnë të prekur nga fruthi, shkruan Alsat.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me fruth në këtë spital është 34.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme