Rritet numri i të prekurve nga fruthi në ShBA

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Studentët e dy universiteteve në Los Anxheles janë prekur nga fruthi, kjo pasi mendohet që ata nuk kanë qenë të vaksinuar.

Zyrtarët e atjeshëm kanë thënë që këta persona duhet të qëndrojnë në karantina për 48 orë, mirëpo disa prej tyre mund jenë aty edhe për kohë më të gjatë.

Sipas Los Angeles Times, në SHBA numri i të prekurve nga fruthi ka shkuar deri në 700 raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme