Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë kanë njoftuar se janë të gatshme të bëhen pjesë e dialogut të Serbisë me Kosovën, shkruan Vecernje Novosti.
Sic i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Novosti nga këto dy institucionet, përfaqësuesit e tyre e kanë ndërmend të bëhen pjesë e dialogut kur ai të kalojë në nivel presidentësh dhe ekipin serb ta udhëheq, Aleksander Vuçiq.
“Kosova dhe Metohia është një nga qendrat e kishës sonë dhe ndër më të shenjtat dhe është shumë e rëndësishme për Serbinë që të investojë përpjekje maksimale që të mbetet brenda Serbisë. Gjithashtu është e rëndësishme për të ndihmuar serbët në Kosovë që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të normalizojnë jetën”, thuhet në deklarimin e Kishës Ortodokse, njofton Klan Kosova.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Akademisë Serbe, Marko Andjelkoviq, tha se presidenti i Serbisë do ta nderonte akademinë nëse i fton anëtarët e saj për t’i paraqitur pikëpamjet e tyre mbi tema të rëndësishme siç është Kosova.