Sipas KOS-it, “nuk ka dilemë” se formimi i ushtrisë (së Kosovës) është i drejtuar kundër popullit serb
Kisha serbe ka bërë të ditur se mbështet vendimin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic “për të mbrojtur” popullin serb në Kosovë nëse do të jetë i sulmuar, dhe ka vlerësiar se “nuk ka dilemë” se formimi i ushtrisë (së Kosovës) është i drejtuar kundër popullit serb dhe shenjtërive ortodokse, transmeton GazetaMetro.net.
Media serbe citojnë kumtesës e Kishës ortodokse serbe (KOS) me të cilën fton “popullin besnik të KOS-it dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë, e sidomos faktorët po;litikë, që të jenë të përgjegjshëm e unikë dhe t’u japin mbështetje përpjekjeve të shtetit të Serbisë për ta ruajtur paqen dhe të sigurojë ekzistencën e popullit ortodoks serbe në Kosovë”.