Llaptopin, telefonin apo tabletin mund ta mbushni ndërkohë që ecni rrugës me çantën tuaj të shpinës.
Të gjithë e urrejnë ta harrojnë karikuesin e tyre të laptopit apo celularit pasi janë larguar nga shtëpia. HP ka sjellë një zgjidhje për këtë me një cantë të quajtur Powerup Backpack.
Ajo ka një bateri të fuqishme brenda çantës 200 dollarëshe dhe mund ta karikojë telefonin tuaj smart deri në 9 herë, tabletën tuaj deri në tri herë si dhe të karikojë plotësisht laptopin tuaj një herë. Nuk mund të karikoni të gjitha pajisjet njëherësh, por gjithsesi është një ndjesi e mirë të kesh me vete karikues të tillë ndërkohë që udhëton.
Ajo ofron edhe disa cilësi të tjera të mira si: një ndjesor termik i cili rregullon temperaturën dhe e ndalon karikimin kur bateria nxehet shumë, transmeton krokodili.
Por pesha e saj prej 19 kg e bën këtë çantë më të rëndë madje edhe se laptopi më i rëndë që mund të gjeni. Futni aty të gjitha pajisjet elektronike që ju duhen për ti marrë me vete, disa libra dhe ja ku keni një peshë shumë të madhe për ta mbajtur.
Karikuesi i laptopëve është specifik vetëm për llojet HP, ndërsa pranon vetëm telefonat Android dhe jo ato iOS.
https://youtu.be/fA0I5HhNzbc