Arrestohet hajduti sirian në Prizren

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 09:38 | Nga

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftuar se rreth orës 23:30 minuta një qytetare ka denoncuar në Policinë e Prizrenit vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qëndronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale.

Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin e rastit, me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985.

Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme