“Kjo do të ishte padrejtësi historike”, Misetiq: Prokuroria po synon ta fajësojë një grup të armatosur që funksionoi për disa muaj

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, para trupit gjykues, të mërkurën po parashtron argumentet se pse Thaçi është i pafajshëm në këtë çështje penale, e ku ka hedhur kritika të ashpra për qasjen e ZPS-së në këtë proces gjyqësor.

Në prezantimin e tij edhe digjital, Mishetiq ritheksoi se deri më tani, jurisprudenca e gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare ka përcaktuar se: NATO ndërhyri ushtarakisht në Kosovë në vitin 1999 si përgjigje ndaj një Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale Serbe që kishte filluar jo më vonë se tetori 1998.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria kërkon që vetëm mbi bazën e inferencës, të konstatojnë se ishte UÇK-ja ajo që kishte planifikuar një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale disa muaj më herët, në mars 1998.

Në prezantimin e saj, mbrojtja deklaroi se udhëheqësi politik serb, presidenti Milan Milutinoviq, nuk ishte penalisht përgjegjës për ngjarjet në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, sepse ai ishte një figurë politike që nuk kishte kontroll efektiv mbi forcat e RFJ-së, dhe për rrjedhojë nuk dha një kontribut të rëndësishëm në një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale.

Ai ka thënë se ata po duan ta nxjerrin Thaçin fajtor, përderisa as udhëheqësit serbë nuk u dënuan për kontroll efektiv.

“Deri më tani, jurisprudenca e tribunaleve ka konkluduar se NATO ka ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, në përgjigje të Ndërmarrjes Kriminale Serbe. ZPS-ja kërkon juve që UÇK-ja ishte ajo që kishte administratorja e një NPK-ja muaj apo vite më përpara, e jo marsi 1998. TPNJ ka konkluduar se ishte udhëheqësi serb, Milutinoviq, nuk kishte përgjegjësi penale në Kosovë, pasi ishte figurë politike që nuk pati kontroll në forcat e RFJ-së, dhe nuk ka dhënë kontribut të ndjeshëm në NPK. ZPS-ja po kërkon nga ana e juaj të konkludoni pavarësisht se një udhëheqës serb i shtetit të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krime të luftës e krime kundër njerëzimit, ju duhet të konkludoni se udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, një grup i armatosur për disa muaj, ka pasur kontroll e përgjegjësi. Kjo do të ishte padrejtësi historike”, tha Misetiq.

Të ngjashme