Pse Rashica vendosi të luajë për Kosovën

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 15:41 | Nga

Milot Rashica, anëtari i skuadrës holandeze Vitesse, i ka thënë po reprezentacionit të Kosovës.

Ish lojtari Kosovës së Vushtrrisë ishte ftuar nga Giani de Biasi në kampin që u mbajt para se të fillonte Kampionati Evropian në Francë.

Trajneri italian nuk e kishte parë të arsyeshme që t`i bëjë një vend në Kombëtare për kampionatin evropian talentit, dhe kështu Rashica ishte larguar përfundimisht nga kampi Kuq e Zi.

Këmbëshpejti i cili po kërkohet nga shumë klube evropiane a ditë ishte parë shumë i dëshpëruar dhe sipas disa informacioneve që ka Gazetablic.com ylli i ri i futbollit kosovarë po a ditë e kishte vendosur që të mos luaj më për Shqipërinë.

Milot Rashica është ylli i parë që i tha po Kosovës, në ditët në vazhdim pritet që edhe yjet tjera t`i thonë po trajnerit Albert Bunjaku.

Rashica për Kosovën do të debutojë në shtator, përballë Finlandës; në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Ja video ku shihet si Rashica e lëshon kampin stërvitor të Shqipërisë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme