Redaktori dhe prezantuesi i lajmeve në Klan Kosova, Kushtrim Reshitaj, i cili njëkohësisht njihet si tifoz fanatik i skuadrave sportive nga Suhareka, ka marr një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e tij që e feston këtë të enjte.
Ai ka pranuar urime përmes një video incizimi, nga protagonistët kryesorë që i shpallën ekipet nga Suhareka, kampion në futboll e basketboll. Duke filluar nga presidenti i K.B Golden Eagle YLLI, tek lojtarët skuadrës, duke vazhduar edhe me futbollistët e Ballkanit e shoqëria.
Që Reshitaj t’i përjetojë këto urata, u kujdes një tifoz tjetër poashtu i zjarrtë i skuadrave nga Suhareka, Korab Elshani, i cili ka udhëhequr për 15 vjet me tifozërinë ”XHEBRAILAT”.