Edin Dzeko nuk do të largohet nga Roma
Agjenti i sulmuesit të Romës, Irfan Redzepagic, ka thënë se klienti i tij, Edin Dzeko, do të vazhdojë të mbetet lojtar i romakëve edhe për edicionin e ardhshëm.
Sulmuesi boshnjak u transferua te Giallorossët në verën e kaluar nga Manchester City, por arriti të shënojë vetëm tetë gola në sezonin e parë në Serie A. duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm nga ‘Olimpico’.
“Ai do të qëndrojë qind për qind te Roma. Ai dëshiron të dëshmojë se është lojtar i klasit botëror dhe këtë do ta bëjë me fanellën e Giallorossëve”, tha agjenti i lojtarit.