Kjo është gjendja e pacientëve të infektuar me COVID në spitale dhe QKUK

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëntë pacientë të konfirmuar me Covid-19, po marrin trajtim mjekësor në klinikat COVID dhe spitalet rajonale, ndërsa në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post- Covid-19.

Sipas SHSKUK’së, e oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient  i  spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1  pacientë

Spitali i Pejës, 1  pacient

Spitali i Ferizajt, 1  pacient

Të ngjashme