Në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, pritjet janë të gjata deri në pesë orë.
Pritjet më të mëdha për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë në pikën kufitare në Merdare, Dheu i Bardhë, Jarinje, Mutivodë e Muçibabë, ku gjendja më e rënduar është në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë ku qytetarët atje po presin deri në pesë orë për të dalë na Kosova, ndërsa kolona është deri në 1.6 kilometra.
Në Merdare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova janë prej tri orë e 20 minuta deri në katër orë ku kolona është deri në 1.5 kilometra.
Ndërsa, në pikëkalimin kufitar në Jarinje, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në tri orë, ku në këtë pikë kolona është më e madhe se në pikat tjera, deri në tri kilometra.
Kurse, në Muçibabë, pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi dy orë, ndërsa kolona është deri afro 1 kilometër.