Gjendja e deputetit Adem Mikullovcit është stabile.
Zëdhënësi për media i Vetëvendosjes Shkodran Hoti, për Gazeta Blic tha se gjendja e Mikullovcit është e mirë.
“Ademi Mikullovci është mirë, të tjerat janë spekulime”, tha Hoti.
Mikullovci ishte udhëheqës i seancës konstituive gjatë ditës së sotme.
Mediet sot publikuan fotografi ku shihet deputeti më i moshuar i Kuvendit teksa ndihmohet për krahësh pas përfundimit të pjesës së parë të seancës. U tha se ai nuk ndihej mirë dhe se kishte marrë një infuzion.