Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 7 mijë e 266, raporton Gazeta Express.
Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosov është ajo e Prishtinës me 3 mijë e 214 raste.
Komuna e dytë me më së shumti raste aktive është ajo e Mitrovicës me 611 raste, pastaj ajo e Pejës me 372 raste, Gjakovës me 314 dhe Prizrenit me 311.
Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.
Dje vendi regjistroi rekord të rasteve të reja për këtë vit, me 2 mijë e 50 raste të regjistruara.