Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot, në ditën e parë të këtij viti, bëri publike logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë.
Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se Kosova po bën 10 vjet përpjekje për të zënë vendin në mesin e shteteve të lira të botës.
Ky është postimi i plotë i Presidentit:
Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po bën 10 vjet pavarësi. Ne po bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zëri vendin e merituar në mesin e shteteve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10