Kjo është marrëveshja për rishikimin e demarkacionit (Dokument)

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 11:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve.

Në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve thuhet se: “Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen sipas Nenit 12 të marrëveshjes. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hy në fuqi do të formojnë një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare”.

Kjo është deklaratat e përbashkët:

1. Duke filluar nga përkushtimi për të ndërtuar dhe promovuar marrëdhënie të mira miqësore dhe fqinjësore.

2. Duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore sigurinë dhe stabilitetin dhe regjion dhe më gjerë.

3. Të udhëhequr nga dëshira që në mirëbesim të përmbushim obligimet që rrjedhin nga karta e kombeve të bashkuara, në veçanti duke pasur respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve me mjete paqësore, pa kërcënime ose përdorim të forcës, në përputhje edhe me strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

4. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015-të marrëveshjen për kufirin shtetëror, tash e tutje duke ju referuar si marrëveshja.

5. Duke konfirmuar se në nenin 12 të marrëveshjes ceket shprehimisht se marrëveshja i nënshtrohet ratifikimit dhe hyn në fuqi në ditët e pranimit të njoftimit të fondit të dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike në të cilën palët njoftojnë njëra tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore dhe të nevojshme për hyrjen në fuqi.

6. Duke rikonfirmuar vullnetin e shprehur në nenin nëntë të marrëveshjes të nënshkruar nga të dy shtetet, se mosmarrëveshjet eventuale lidhur me zbatimin e marrëveshjes zgjidhen nga qeveritë e palëve nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi me vullnet të mirë duke respektuar fqinjësinë e mirë, sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e të dy shteteve me respektimin e parimit pajtohet si në vijim.

Republika e Kosovës do të procesojë në Kuvend dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta ratifikuar marrëveshjen sipas nenit 12-të të marrëveshjes.

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit do të njoftojnë njëra tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre ligjore nëpërmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hyrë në fuqi që të formojë një grup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare.

Palët pajtohen se gjatë këtij procesi trupi i përbashkët punues do të identifikojë dhe do të adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit sipas kësaj aneks marrëveshje.

Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Qakorrit dhe kullës së Zhlebit.

Kjo deklaratë është përpiluar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Në rast të ndonjë mosmarrëveshje në interpretim, marrëveshja e përgatitur në gjuhën angleze do të mbizotërojë.

 

Të ngjashme