Kurti: 8200 hektarë po i falim për çerek karrige të kryeministrit

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 18:42 | Nga Donika Osmani

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se tha Kosova po i humbë 8200 hektarë tokë në këmbim të një çerek karrige të kryeministrit.

Sipas tij, ngase marrëveshja është mashtrim dhe se Qeveria nuk ka vlerë, por ka çmim, raporton Ekonomia Online. Kurti, ka thënë se ky është momenti i fundit që deputetët të bëjnë diçka lidhur me demarkacionin pa pëlqimin e Malit të Zi.

“Ankesë marrëveshja për LVV është mashtrim është nënshkrim për së dyti i së njëjtës marrëveshje. 8200 hektarë kanë vlerë, por nuk kanë çmim. Kjo Qeveri nuk ka vlerë, por ka çmim. Bëhet fjalë për ndryshim të qëndrimit të Haradinajt ndaj Murat Mehës”.

Kurti ka kërkuar që të bëhet fillimisht korrigjimi e më pas miratimi, raporton EO.

“S’ka kuptim njëherë ratifikim pastaj korigjim. Njëherë korrigjim pastaj ratifikim. Mali i Zi po sillet but derisa ta marre këtë ratifikim pasta do të egërsohet. Le ta bëjmë njëherë korrigjimin me komision të përbashkët dhe pastaj ratifikimin ndërkohë e përmbushim kriterin e luftimit të krimit dhe korrupsionit”.

Të ngjashme