Jeta e saj mori fund në moshën më të mirë. Ishte vetëm 34 vjeç, por Fillojeta nuk deshi të jetojë më gjatë.
Një hall i madh e shtyri atë t’i jap fund jetës duke u hedhur nga një objekt në lagjen Dardania në Prishtinë.
Ëndërrat e kësaj vajze nga Kishnareka e Drenasit, ishin të shumta dhe që lidheshin me dëshirën për t’u ndihmuar të tjerëve; fillimisht si motër mediconale, pasi ajo kreu shkollën e Mjeksisë, e më pas edhe si mësimdhënëse.
Fillojeta, sic ka mësuar Magazina.al, punonte si edukatore në shkollën fillore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran. Por nxënësit më nuk do presin mësuesen e tyre të dashur.
Mungesën e saj përgjithmonë do ta ndjej edhe bashkëshorti i saj, me të cilën para dy vjetesh ishin martuar. Por gjithçka u pre në mes.
Fillojeta bëri vetëvrasje sot paradite në lagjen Dardania në Prishtinë, duke lënë prapa vetëm kujtime të bukura për ata e njohën dhe një zbraztësi të madhe në zemren e atij që fatin e jetës e kishte lidhur me Fillojeten. Magazina.al