Që prej vitit 2015, Erion Veliaj është në drejtimin e Tiranës si kryebashkiak i saj.
Veliaj është prej vitit 2013 subjekt i deklarimit të pasurisë së tij.
Në këtë kohë Veliaj u zgjodh deputet dhe më pas ministër i Çështjeve Sociale dhe Rinisë.
Në deklarimin e tij të parë, Veliaj ka treguar se zotëronte një apartament dhe dy makina. Njëra prej tyre është shitur në dhjetor të vitit 2017.
Por si ka shkuar pasuria e tij deri në vitin 2017? Sipas deklarimeve, kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar të ardhura vetëm nga paga dhe rimbursimet për shkak të udhëtimeve jashtë vendit.
E kundërta qëndron me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxe. Kjo e fundit e ka rritur mjaftueshëm pasurinë me disa llogari bankare.
Për më shumë, më poshtë keni tabelat e pasurisë të Erion Veliajt në vitin 2017.