Në resortin kilian të Alfonso del Mar mund të bëni një xhiro noti maratonë nëse keni fuqi mjaftueshëm, sepse aty gjendet pishina më e madhe në botë, 20 herë më e gjatë se pishinat me përmasa olimpike.
Kjo “lagunë” artificiale gjendet në qytetin Algarrabo dhe është e mbushur me 250 milionë litra ujë deti.
Gjithashtu kjo pishinë mban rekordin Guiness për thellësinë 35 metra. Pishina është hapur në dhjetor të vitit 2006 pas pesë vitesh punë për ndërtimin e saj dhe pas shpenzimit të më shumë se 1 miliardë dollarëve.
Pas kësaj, pishina ka “thithur” 2 milionë dollarë në vit për mirëmbajtje.
Një sistem kompjuterik thithjeje dhe filtrimi bën që uji nga oqeani të transferohet në pishinë dhe dielli e ngroh duke e sjellë në një temperaturë prej 26 gradë Celsius.