Nga Mentor Kikia
Nuk kisha asnjë iluzoi se Shqipëria do të bënte në Francë më shumë se sa pjesëmarrja.
Dhe mendoj se kjo është më e shumta që mund të bënim, pasi duhet të jemi realistë se deri ku e kemi mundësinë.
Por kjo mjaftoi për të demonstruar shumë më shumë se kaq.
Ne jemi një popull qe kemi nevojë për të demonstruar e treguar se kush jemi.
Pasi deri tani jemi prezantuar nga lajmet me klandestinë, trafikantë droge, politikanë të korruptuar, xhihadistë(sa herë flitet për Shqipërinë, mediat e huaja nuk harrojnë të na cilësojnë vendi me shumice myslimane, a thua kjo është zgjebe)…
Por Shqipëria kishte nevojë të tregonte një tjetër anë të sajën.
Shqipëria nuk janë e nuk e përfaqësohet as nga hajdutët, as nga trafikantët, as nga politikanët, që i ngjiten flamurit si m… pas këpucës për të përfituar kredite.
Pjesëmarrja e kombëtares në Europian dhe mijëra tifozët që i shkuan pas, prezantuan një shoqëri të civilizuar, frymëzuese, argëtuese e paqësore.
Atë që se bëri asnjëherë klasa e të zgjedhurve, e bëri vetë populli, duke i detyuar të gjitha mediat e huaja të shkruanin fjalët më të mira që janë shkruar ndonjëherë për njerëzit e këtij vendi.
Kemi nevojë për frymëzim, kemi nevojë të ndjehemi krenarë.
Historia ka treguar se sporti bën atë që nuk bën dot asnjë qeveri.