Nënkampioni i Kosovës, Llapi e ka mësuar kundërshtarin e parë në kualifikimet e Ligës së Europës.
Skuadra e drejtuar do të përballet me skuadrën polake, Wisla Krakow, shkruan “Gazeta Express”.
Takimi i parë do të luhet në Kosovë, derisa i kthimit do të zhvillohet në Poloni.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve do të luhet më 11 korrik, derisa ajo e dyta më 18 korrik.
Fituesi i përballjes luan në rrethin e dytë kualifikues të këtij kompeticioni.