Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje.
Sipas KQZ-së, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Nga këto të dhëna vërehet se komuna e Mamushës prinë me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17,62 për qind apo 744 qytetarë.
Ndërsa, përqindja më e vogël është regjistruar në komunën e Rahovecit ku vetëm 4.01% e qytetarëve kanë dalë për të votuar.
Më poshtë gjeni të dhënat e KQZ-së për secilën komunë:
Podujevë 9,17%
Istog 7.28%
Klinë 5,26%
Vushtrri 6,59%
Prishtinë 9,17%
Obiliq 7,95%
Gllogovc 6,39%
Fushë Kosovë 9,59%