Ekonomia Online
FUNDIT

Klaus Gjasula prezantohet te skuadra e njohur gjermane

Klaus Gjasula prezantohet te skuadra e njohur gjermane

Klaus Gjasula, ka gjetur shumë shpejt skuadër, pasi ditën e djeshme, Gjasula njoftoi largimin nga Paderborn. Gjatë ditës së sotme, mesfushori i Shqipërisë ka firmosur një kontratë me skuadrën e Hamburg. Një klub me histori në Gjermani i cili në vitet e fundit ka pasur disa probleme dhe tani militon në Bundesliga 2, me objektivin […]

Klaus Gjasula, ka gjetur shumë shpejt skuadër, pasi ditën e djeshme, Gjasula njoftoi largimin nga Paderborn.

Gjatë ditës së sotme, mesfushori i Shqipërisë ka firmosur një kontratë me skuadrën e Hamburg.

Një klub me histori në Gjermani i cili në vitet e fundit ka pasur disa probleme dhe tani militon në Bundesliga 2, me objektivin që është i qartë për vitin e ardhshëm, ngjitja në elitën e futbollit gjerman.

Gjasula shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, ku shpresojnë se më ndihmën e mesfushorit do ia dalin të ngjiten në Bundesligë sezonin tjetër.

Kujtojmë se në të kaluarën për Hamburgun ka luajtur edhe një lojtar tjetër siç është Mërgim Mavraj.

Moin Klaus und herzlich willkommen in Hamburg ?? Wir haben für euch die ersten Bilder unseres Neuzugangs in unserem #Volksparkstadion ?️? #nurderHSV #MoinKlaus #Gjasula pic.twitter.com/bj9vB1lAKg

— Hamburger SV (@HSV) July 15, 2020

Të ngjashme