KLGI: Planifikimi strategjik i komunave të orientohet drejt fondeve zhvillimore

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 16:06 | Nga

Instituti i Kosovës për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi, të mërkurën, punëtorinë me temën “Ngritja e kapaciteteve të zyrave për projekte/planifikim në shkrim dhe menaxhim të projekteve; komponentës koordinuese me sektorin privat dhe thithje të fondeve zhvillimore”.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin Zyrtarët për matjen e performancës komunale të cilët u njohën me konceptet, fazat dhe metodat e shkrimit të projekt-propozimeve dhe implementimin e suksesshëm të tyre. Kjo punëtori do të shërbejë edhe si mjet për të lehtësuar zhvillimin profesional për shkrimin e projekteve inovative, në përputhje me nevojat dhe kërkesat.

Gjithashtu në fokus u trajtua edhe sistemi i planifikimit të integruar, me qëllim të shmangies së copëzimit të politikave dhe buxheteve, e cila duhet të kalohet nëpër disa faza, nisur nga konceptimi, inicimi dhe planifikimi, realizimi, përmbyllja dhe përdorimi.

Ligjërues në këtë punëtori ishte Fatmir Haxholli, ekspert i planifikimit strategjik i cili nënvizoi elementet kyçe të funksionimit të duhur të një institucioni sikurse janë: njohja e misionit, mjedisit të përgjithshëm (faktorët ekonomik, politik, teknik dhe socio-ekonomik), si dhe anës strukturore dhe organizative të institucionit.

Nga ana tjetër, Besnik Muçaj, menaxher i programeve në institutin KLGI ka vlerësuar si shumë të nevojshme njohjen me praktikat e reja në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve.

Ai vuri theksin se këto praktika përveç se do t’u ndihmojnë komunave në planifikim strategjik në të njëjtën kohë do t’u mundësojnë atyre qasje më të lehtë në thithjen e fondeve zhvillimore.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve për sektorët funksional” i cili financohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe për fokus ka ngritjen e kapaciteteve të zyrave komunale në ngritjen e kapaciteteve, në fuqizimin e partneritetit publiko-privat dhe thithjen e fondeve zhvillimore.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme